LAJMI I FUNDIT:

Samsung kopjon Motorola’n dhe modelin e saj RAZR (Video)

Samsung kopjon Motorola’n dhe modelin e saj RAZR (Video)

Telefonat Flip mund të mos jenë të njohur dhe të kërkuar në treg sikurse ishin më parë, por ka të paktën një kompani që është duke u përpjekur për modernizimin e dizajnit të tyre.

Prezentojmë  Samsung Galaxy Folder 2, një telefon të mençur të frymëzuar nga Motorola RAZR.

Pajisja ka një procesor 1.4-GHz, 256GB hapësirë të brendshme, si dhe 2GB RAM, të gjitha nën organizimin e Android 6.0.

“Kjo pajisje është në thelb një telefon i mençur. Por, nuk mund të jemi shumë të gëzuar, pasi telefoni me ekran 3.8- inç (gjithashtu me një bateri që hiqet) është aktualisht në dispozicion vetëm në Korenë e Jugut për rreth $ 260 USD”, raporton Hi Consumption.