0Shares

Sipas spekulimeve, Samsung ka në testim një pajisje të re VR që do të punojë me procesorin Exynos 9, që do të thotë se nuk do të ketë nevojë për telefon në mënyrë që të funksionojë.

Kur kompania prezantoi Exynos 9, bëri të ditur se ky procesor do të mund të operojë në pajisjet VR, falë 20-core Mali-G71.

Nëse fokusohemi në detajet teknike, Exynos 8895 premton të sjell një përvojë 3D të detajuar dhe të ndihmojë në videot 360 shkallëshe përmes dekoderit të videos.

Përveç në VR, Samsung dëshiron të përfshijë Exynos edhe në pajisje dhe produkte të tjera. Kompania tashmë ka bashkëpunuar me Audi për të inkuadruar këtë procesor në sistemin informues të veturave të reja.

Mbetet të shihet se si do të performojë Exynos 8895 krahas Snapdragon 835 që gjindet në Xperia XZ Premium dhe si Mali-G71 GPU do të funksionoj kundrejt Adreno 540 të Qualcomm.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)