LAJMI I FUNDIT:

Samsung hyn në vetura, blen Harman për 8 miliardë dollarë

Samsung hyn në vetura, blen Harman për 8 miliardë dollarë

Samsung ka njoftuar kohëve të fundit se është në bisedime me Harman për blerjen e kësaj kompanie, në një marrëveshje që do të kushtojë 8 miliardë dollarë.

Harman është e njohur për shërbimet e komunikimit në vetura dhe deri tani ka bashkëpunuar me prodhuesit më të mëdhenjë të veturave si Porsche, BMW, Mercedes, Land Rover, Ferrari, Lamborghini, Bentley, Audi dhe të tjera.


“Samsung Electronics dhe Harman International Industries kanë njoftuar sot se kanë bërë një marrëveshje definitive sipas të cilës Samsung do të blejë Harman për një ekuivalencë totale prej 8 miliardë dollarëve.

Pas mbylljes së transaksionit, Samsung do të shtojë prezencën në tregun në rritje të teknologjive komunikuese, posaçërisht atë të elektronikës automobile, gjë që ka qenë prioritet i strategjisë së kompanisë dhe pritet të rritet deri në 100 milardë dollarë deri në 2025.” – thuhet në deklaratën zyrtare të Samsung.