LAJMI I FUNDIT:

Samsung Gear S3 debuton në nëntor!

Samsung Gear S3 debuton në nëntor!

Sipas një raporti zyrtar nga gjiganti Korean i teknologjisë, Samsung do të lansojë orën e mençur Gear S3 në mes të nëntorit, një muaj nga tani.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Samsung kështu që nuk kemi të bëjmë me një thashethem por me lajm të saktë.

Gear S3 pritet të lansohet së pari në Korenë Jugore, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Pajisja tashmë është e gatshme për paraporositje në Kanadë ndërsa sa i përket tregut kinez dhe atij indian, duket se çuditërisht Samsung ka vendosur lansim të mëvonshëm atje.

Data e caktuar për dërgimin e porosive në Kanadë është 18 nëntori. Ndërkohë në Holandë, Samsung ka deklaruar se pajisja e fundit për veshje do të lansohet më 4 nëntor, mirëpo sipas gjitha gjasave, kjo datë mund të shtyhet së paku për një javë.

Çmimi i Gear S3 ende nuk është bërë i ditur megjithatë sipas spekulimeve të ndryshme thuhet se pajisja do të shitet për 357 dollarë apo 325 euro. Mbetet të shihet nëse këto spekulime do të jenë të vërteta.

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kalo në kategori