LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S8 shihet si i plotë në fotot e reja

Samsung Galaxy S8 shihet si i plotë në fotot e reja

Informatori veteran, Evan Blass që njihet në Twitter si @evleaks, kishte zbuluar disa imazhe të Galaxy S8 dhe S8+ para disa ditëve, duke i shfaqur ato në tri variante ngjyrash. Megjithatë, dizajni i pjesës së pasme nuk ishte i dukshëm në këto foto.

Tani, Evan ka postuar sërish me imazhe të reja duke treguar dizajnin e përgjithshëm të Galaxy S8 në ‘Orchid Gray’ dhe ‘Black Sky’.


Si duket, Samsung ka vendosur të përshtat ngjyrën e zezë për anën frontale të telefonave të rinjë, duke i bërë ata të duken më mirë dhe duke i fshehur sensorët dhe kamerën frontale.

Ekziston edhe një kamerë në anën e pasme me blic LED, monitor të rrahjeve të zemrës dhe sensorin e gishtërinjëve, afër logos së kompanisë.