LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S8 konfirmon inkuadrimin e Bixby

Samsung Galaxy S8 konfirmon inkuadrimin e Bixby

Samsung Galaxy S8 do të zbulohet pas dy jave dhe tashmë kemi informata se pajisja do të ketë një pullë të veçantë në pjesën anësore për asistentin me zë, Bixby.

Tani, ueb faqja e Samsung në Itali ka konfirmuar inkuadrimin e Bixby pasi që ka shtuar tiparet e intelegjencës artificiale (AI) në përshkrimin e produktit.


Deklarata e privatësisë e përmend Bixby-në si tipar të zërit. Përmes këtij shërbimi, ju mund të kontrolloni të gjitha operacionet në pajisjen tuaj mobile.

Për më shumë, përshkrimi bën të ditur se Bixby mund të përfshihet edhe në orët e ardhshme të mençura nga Samsung.

Ky shërbim është pasues i S Voice, që është ende një tipar në funksion te të gjitha pajisjet Galaxy, njejtë sikurse Google Assistant është pasardhësi i Google Now.