LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus ‘pozojnë’ para kamerës (FOTO)

Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus ‘pozojnë’ para kamerës (FOTO)

Disa imazhe të rrjedhura së fundmi supozohet se tregojnë pamjen e Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus si dhe sugjerojnë se telefoni do të ketë ekranin e lakuar ‘infinity’.

Fotot shfaqin një ekran të lakuar në pjesët anësore dhe bëjnë të ditur se kompania koreano-jugore ka hequr pullën fizike ‘home’.


Edhepse këto foto nuk tregojnë telefonin e plotë, ato japin një ide mbi madhësinë e ekranit të telefonit kryesor të rradhës nga Samsung.

Për shumë konsumatorë, Galaxy S8 nuk është vetëm telefoni i rradhës i firmës por edhe një shansë për kompaninë të merr veten pas dështimit të Note 7.

Megjithëse S8 nuk do të vijë në treg deri në prill, pajisja ka qenë ndër telefonat më të përfolur gjatë muajve të fundit.