LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 8 mund të vijë në gusht!

Samsung Galaxy Note 8 mund të vijë në gusht!

Samsung po punon për versionin e ri të fabletit të saj – Samsung Galaxy Note 8 dhe sipas një raporti të fundit, Samsung ka ndërmend të lansojë pajisjen para iPhone 8 të Apple.

Apple ka një debutim të madh të planifikuar këtë vit, me tre modele të reja të iPhone 8 që vijnë, një do të jetë një pajisje tepër e avancuar për të shënuar përvjetorin e 10-të të iPhone dhe kjo pritet të ndodhë në shtator.


Samsung duket se po kërkon të bëjë zyrtarizimin e fabletit të saj të ri – Samsung Galaxy Note 8 në gusht të këtij viti, gjithsesi para iPhone 8 të ri dhe pastaj të fillojë shitjen e pajisjes në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit para se iPhone të dalë në shitje me pakicë.

Procesori do të bëhet nga Qualcomm, Snapdragon 835 ose një procesor të vetë – Samsung Exynos dhe pritet të shfaqet me 6GB RAM dhe dy kamera të pasme.

Samsung Galaxy Note 8 do të jetë një lajm i madh për Samsung, pasiqë kompania po kërkon të sigurohet se telefoni nuk ka ndonjë problem si të Note 7, i cili u anulua pas tërheqjes së dytë.

Samsung do të bëjë gjithçka që munden për t’u siguruar që lansimi i telefonit të saj të shkojë pa pengesa dhe të sigurohet se është një pajisje popullore për klientët e saj.