0Shares

Inkubatori i Samsung, C-Lab, ka katër projekte të reja që të planifikuara dhe të gjitha prej tyre kanë të bëjnë me realitetin e përmirësuar dhe realitetin virtual.

Relumino është një aplikacion për Gear VR që do t’i ndihmojw njerëzve me shikim të dëmtuar të kenë një përvojë më të mirë me imazhe dhe video. Ky aplikacion sjell nivele të reja të qartësisë së imazhit, që u përgjigjen të gjitha problemeve të shikimit.

Monitorless janë një palë syze që mbështeten në realitet të shtuar dhe në realitet virtual. Ato mund të lidhen me telefonin tuaj kështu që mund t’i përdorni kur jeni duke luajtur loja, duke vizatuar ose thjeshtë kur jeni duke përdorur aplikacione.

VuildUs është poashtu një aplikacion për Gear VR. Ju mundëson të shihni se si do të duket furnitura e ardhshme në shtëpinë tuaj, të cilën më pas mund ta bleni me Samsung Pay. Aplikacioni përdor kamerën 360-shkallëshe për të matur distancën. Megjithatë, nuk është ndonjë aplikacion inovativ. Përmes aplikacionit të IKEA, ju mund të shikoni se si do të përshtaten pajisjet shtëpiake që prej vitit 2014.

Dhe në fund, vjen traVRer. Sikurse mund të kuptohet nga emri, aplikacioni është për VR. Platforma ju mundëson të shihni panorama 360 shkallëshe që jus jell përvojat realiste të një udhëtimi, para dhe pas udhëtimit aktual.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)