LAJMI I FUNDIT:

Sampaoli: Dëgjova zemrën, zgjodha Argjentinën

Sampaoli: Dëgjova zemrën, zgjodha Argjentinën

Jorge Sampaoli ka treguar se ka bërë zgjedhjen e tij, të jetë trajner i ardhshëm i kombëtares së Argjentinës.

Trajneri i Sevillas ka qenë cak i shumë skuadrave evropiane, por edhe kombëtareve pas sukseseve me kombëtaren e Kilit dhe klubin spanjoll.


Sampaoli i zgjedhuri i Argjentinës
Lexo po ashtu Sampaoli i zgjedhuri i Argjentinës

Megjithatë, Sampaoli duket se ka bërë zgjedhjen e tij, të jetë trajner i ardhshëm i kombit të tij, Argjentinës.

Sampaoli ka theksuar se po e lë Sevillan për Argjentinës, por vendimin final duhet ta marr presidenti i klubit spanjoll.

Zyrtare: Messit i hiqet dënimi me Argjentinën
Lexo po ashtu Zyrtare: Messit i hiqet dënimi me Argjentinën

“Nuk po largohem nga Sevilla për një tjetër skuadër. Po shkoj për vendin tim. Është një ndryshim që e kam bërë me zemër për vendin tim”, tha Sampaoli gjatë konferencës për media.

“Realiteti do të jepet nga presidenti i Sevillas, Jose Castro. Ka një kontratë për të respektuar dhe asgjë nuk është zgjidhur ende”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/