Përbërësit
▪ 500 gr salmon i freskët
▪ 15 gramë qepë të kuqe
▪ 250 gr patate
▪ 1 lugë çaji lëkurë limoni
▪ 1 gjethe dafine
▪ vaj ulliri ekstra i virgjër
▪ vaj perimesh
▪ 400 gr miell 00
▪ 50 gr galete
▪ majdanoz
▪ 4 vezë
▪ kripë
Përbërësit për purenë e bizeleve:
▪ 180 gr bizele
▪ 20 gr qepë të kuqe
▪ 20 gr gjalpë
▪ 75 ml krem i freskët
▪ 1 gjethe dafine
Për lëngun e perimeve:
▪ 100 gr karrota
▪ 100 gr selino
▪ 100 gr qepë të kuqe
▪ 50 gr kungull
▪ 50 gr domate
▪ 1 gjethe dafine
▪ 2 lit. ujë
Përgatitja:
Priteni salmonin në kubik dhe lëreni mënjanë. Më pas, merrni qepën dhe priteni në feta duke e hedhur në një tas, në të cilin shtoni majdanozin e prerë hollë më parë.
Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kripë, dhe në të shtoni patatet e lara dhe të pastruara më parë. Kur të jenë ftohur, vendosini mënjanë.
Në një tigan të madh shtoni vaj ulliri, dhe qepët, kubat e salmonit dhe gatuajini për pesë minuta duke e rregulluar shijen me kripë. Kalojini në një kullesë, për të hequr lëngun e panevojshëm, dhe përzieni me pjesën tjetër të përbërësve.
Mandej, në një letër kuzhinë, mbështilleni në formë cilindrike, dhe bëjeni gati për ta prerë në formë disku. Këto do kalohen në miell, vezë të rrahura dhe galete dhe janë gati për t’u skuqur në temperaturë 180 gradë celsius.
Pureja e bizeleve
Pastroni perimet, qërojini dhe pritini në kubikë për t’i hedhur më pas në sasinë e ujit. Lërini të ziejnë përreth një orë, e kur të jetë ftohur do hiqni perimet prej andej për të marrë ujin që do të përdoret për purenë.
Vendosni në sobë një tenxhere me ujë dhe kripë, dhe kur të nisë vlimin shtoni bizelet e freskëta për dy minuta. Më pas kalojini ato në ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Në një tjetër tenxhere shtoni gjalpin, qepën e pastruar e të prerë hollë, gjethen e dafinës, dhe më pas bizelet.
Pas pesë minutave, shtoni lëngun e perimeve (të përgatitur që në fillim), dhe përdorni një blender për afro dy minuta derisa të përftohet një masë kremoze.
Në fund merrni një pjatë, vendosni një shtresë nga pureje e bizeleve, më pas salmonin.
Për dekorim
Merrni selinon, lajeni, pastrojeni mirë dhe priteni hollë në feta, të cilat do të skuqen më pas në miell. Ato kalojini në letër kuzhine që t’i hiqet yndyra e tepërt dhe mandej vendosen sipër si dekorim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrokoli me djathë e vezë përgatitet për 10 minuta: Do ta adhuroni këtë racion!
Doni picë të mrekullueshme? Kjo është receta origjinale italiane!
Ëmbëlsirë për të sëmurët me diabet: Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen!
Si t’i pjekni në mënyrë të përsosur gështenjat në furrë? (Video)
Tavë dheu
Receta për 'muffin' pa gluten dhe pa alergjenë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE