LAJMI I FUNDIT:

Salmon me perime

Salmon me perime

Recetë me një mënyrë të veçantë përgatitjeje. Një pjatë me një shije fantastike.

Përbërësit:

▪ 2 fileta salmoni të freskët
▪ 2 kunguj
▪ 2 karota
▪ 2 speca të kuq
▪ 2 lugë vaj ulliri
▪ Salcë soje
▪ Susam
▪ Majdanoz
▪ Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht marinojmë salmonin me kripë dhe piper dhe e lemë të pushojë për 10 minuta.

Më pas, presim perimet në fije të holla, i lyejmë me kripë dhe piper dhe i vendosim në një letër alumini.

Vendosim sipër salmonin e marinar, mbyllim letrën e aluminit dhe e fusim për ta pjekur në furrën e ngrohur më parë në 180 gradë celsius.

E pjekim për 20-25 minuta dhe e shërbejmë në letrën e aluminit, duke e spërkatur me pakëz susam, majdanoz dhe salcë soje.