LAJMI I FUNDIT:

Sallatë me speca

Sallatë me speca

Një sallatë e shijshme me speca të të gjithë ngjyrave. Mund ta shijoni si antipastë, mbushje për makaronat apo shoqëruese me mish apo shpendë.

Përbërësit:


▪ 5 spec (të ngjyrave të ndryshme)
▪ 4 qepë
▪ 4 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 125 ml ujë
▪ majdanoz
▪ 4 thelpinj hudhër
▪ 1 lugë gjelle sheqer
▪ 2 lugë gjelle uthull
▪ kripë
▪ piper

Përgatitja:

Në një tigan të madh skuqni qepët të prera në feta në vaj ulliri.

Shtoni specat e prerë në feta dhe ujin. Lërini të ziejnë për 10 minuta duke i përzier herë pas here, derisa specat të bëhen të butë.

Shtoni majdanozin e grirë, hudhrat e shtypura, sheqerin dhe uthullën. Hidhni kripë dhe piper. Vërini të ziejnë, reduktoni flakën dhe gatuajini për 10 minuta.

Lerëni të ftohet. Shërbejeni në temperaturë ambienti si antipastë, si mbushje për makaronat ose si shoqëruese për mishin ose shpendët.

Nëse dëshironi ta ruani këtë sallatë, pasi ta keni ftohur, hidheni në kavanozë të sterilizuar për një konservim të gjatë. Ruajeni në frigorifer.