LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha: Padia ndaj Serbisë duhet të jetë e koordinuar (Video)

Sali Berisha: Padia ndaj Serbisë duhet të jetë e koordinuar (Video)

Mediat ruse vizitën në Kosovë të ish ambasadorit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, e kanë vlerësuar si një fillim i padisë për gjenocid ndaj Serbisë.

Sipas gazetës ‘Spuntik’, Walker ka dëshmuar për vrasjen masive të civilëve shqiptarë nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe vrasjen e qytetarëve serbë të Kosovës.


Kjo gazetë shkruan se padia do të ngrihet nga Shqipëria.

E megjithatë institucionet e Shqipërisë kanë preferuar të heshtin ndaj pretendimeve të gazetës ruse.

Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë të pyetur nga Tribuna Channel nuk kanë dhënë përgjigje duke lënë të kuptohet se diçka e tillë mund të ndodhë.

Ndërkaq ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se nëse ndodhë një iniciativë e tillë duhet të ndodhë e koordinuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

As në Qeverinë e Kosovës nuk kanë ndonjë informatë se do të ndodhë diçka e tillë.

Kurse, analisti Ramush Tahiri, thotë se Serbia duhet të jetë e paditur për gjenocid në Kroaci, Bosnjë e Kosovë.