0Shares

Milani ka siguruar shërbimet e polakut Bartosz Salamon nga Brescia.

Mbrojtësi 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2017 me klubin nga San Siro.

Salamon kaloi te Brescia si 16-vjeçar nga Lech Poznani dhe në vazhdim të karrierës u bë lojtar i rëndësishëm për atë skuadër.

Klube të shumta në Serie A patën shprehur interesim për polakun, por ai vendosi që ta veshë fanellën kuqezi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)