LAJMI I FUNDIT:

Saakashvili pranifikon kthimin në Ukrainë

Saakashvili pranifikon kthimin në Ukrainë
Former Georgian President Mikheil Saakashvili meets with Ukrainian citizens in Warsaw on August 6, 2017. / AFP PHOTO / JANEK SKARZYNSKI

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili ka qenë edhe guvernator në rajonin e Ukrainës, Odesa, ka deklaruar se tani është në Poloni dhe se pavarësisht pse muajin e kaluar i është tërhequr shtetësia ukrainase, ai po planifikon të kthehet në këtë vend.

Saakashvili, ka konfirmuar gjatë një interviste për Associtaed Press, se ai do të tentojë të kalojë përmes Polonisë në Ukrainë, për të luftuar në kthimin e shtetësisë së tij.


“Krejt çka jam duke kërkuar, është që të kem mundësi të kthehem në gjykatë dhe të mbrojë të drejtat e mia”, ka thënë ai.

Autoritetet ukrainase kanë thënë, se nëse ai tenton të hyjë në këtë shtet, do ta ndalojnë dhe do t’i konfiskojnë pasaportën.

Saakashvilli, 49 vjeçar, i njohur si reformist, ka shërbyer për dy mandate si president i Gjeorgjisë.

Mirëpo popullariteti i tij ka rënë pasi hoqi dorë nga shtetësia gjeorgjiane më 2015, sepse presidenti ukrainas, Petro Poroshenko i ofroi atij shtetësi të Ukrainës dhe më pas u emërua si guvernatori i rajonit Odesa.

Saakashvili ka prishur raportet me Poroshenkon, pas dorëheqjes së tij për shkak të çështjeve të korrupsionit.

Poroshenko vendosi gjatë muajit të kaluar për largimin e shtetësisë për të, derisa Saakashvili ishte jashtë Ukrainës. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori