LAJMI I FUNDIT:

Sa para harxhuan partitë në zgjedhjet lokale

Sa para harxhuan partitë në zgjedhjet lokale

Janë publikuar raportet financiare të partive politike në Maqedoni për harxhimet për zgjedhjet lokale të marsit 2013.

Koalicioni i partive “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka harxhuar 1,8 milion euro. Kjo parti në raportin e saj ka theksuar se ka grumbulluar 543 mijë euro nga donatorët. Partitë e këtij koalicioni qeverisës kanë pasur 1.686 donatorë, përfshirë persona, kompani dhe media. Ky koalicion vetëm për reklamim ka harxhuar 1,5 milion euro, ndërsa për materiale propaganduese, kopjime, botime dhe materiale tjera ka harxhuar 35 mijë euro.

Koalicioni opozitar “Aleanca për Ardhmëri” ka harxhuar 452 mijë euro, apo tre herë më pak se partia në pushtet VMRO-DPMNE. LSDM partia udhëheqëse e këtij koalicioni ka treguar se ka pasur donacione me vlerë prej 452 mijë euro, aq sa ka harxhuar për fushatë. Kjo parti për reklamim ka harxhuar 221 mijë euro, ndërsa për transport dhe harxhime tjera 86 mijë euro, transmeton INA.


Partia shqiptare në pushtet BDI ka harxhuar 359 mijë euro, ndërsa nga donacionet ka siguruar 229 mijë euro. Në listën e donatorëve të partisë në pushtet janë regjistruar 40 kompani dhe persona që kanë përkrahur fushatën zgjedhore. BDI për reklamimin e kandidatëve të saj ka harxhuar 350 mijë euro, ndërsa për transport dhe harxhime tjera 4 mijë euro.

Partia shqiptare në opozitë PDSH ka harxhuar vetëm 30 mijë euro, ndërsa përmes donacioneve ka grumbulluar 16 mijë euro. Vetëm për reklamim janë harxhuar një shumë simbolike prej 8 mijë euro. Në listën e donatorëve të PDSH janë paraqitur 20 persona fizik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori