LAJMI I FUNDIT:

Sa ka rëndësi angazhimi në punë praktike gjatë studimeve?

Sa ka rëndësi angazhimi në punë praktike gjatë studimeve?

Puna praktike i bën studentët më të aftë dhe më konkurrentë në tregun e punës. Përpos njohjes me një fushë dhe fitimit të përvojës në një fushë, puna praktike është mundësi e mirë për ta parë se sa përshtatesh ti me një karrierë.

Duke bërë një punë të mrekullueshme dhe duke bërë më shumë se çka kërkohet prej teje, t’i krijon një përshtypje shumë të mirë që do të rezultojë të paktën në një letër të mrekullueshme rekomandimi, apo edhe të rezultojë në një ofertë potenciale për punë.


Për studentët që studiojnë në Cacttus Education, në shumicën e rasteve, puna praktike ka rezultuar në ofertë pune, apo të paktën në përfitim të njohurive të mjaftueshme për ta parë se si funksionon apo si të ushtrohet një profesion.

Duke parë rëndësinë e punës praktike dhe nevojën për t’i përgatitur studentët për tregun e punës, Cacttus Education, programet e studimit i fokuson në përfitimin e njohurive praktike, qoftë përmes projekteve reale në klasë, apo përmes angazhimit të studentëve të vet në punë praktike.

Si rrjedhojë 80% e studentëve të Cacttus Education janë tashmë të punësuar, kurse të tjerë janë të angazhuar në punë praktike.

Kjo, falë programit të studimit, që përpos përfitimit të njohurive teorike, nxitë studentët të angazhohen edhe në punë praktike.

Përmes lëndëve si “Komunikimi në Biznes” studentët zhvillojnë shkathtësitë e buta, dhe përgatiten për të aplikuar, dhe për t’i prezantuar shkathtësitë e fituara tek punëdhënësit potencialë.  Në këtë mënyrë Cacttus Education ua lehtëson studentëve qasjen në praktikë pune.

Praktika është një mënyrë shumë e mirë për të mësuar se si mund ta ushtrosh një profesion. Pyetjet janë çelësi kryesor për të mësuar gjatë praktikës, kurse të jesh fleksibil përgjatë praktikës mund të hapë shumë dyer të reja në rrugëtimin tuaj drejt karrierës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori