LAJMI I FUNDIT:

S8 vjen me baterinë masive prej 3,500mAh

S8 vjen me baterinë masive prej 3,500mAh

Një raport prej një burimi të pa-emëruar bën të ditur se duo e Samsung Galaxy S8 do të ketë bateri prej 3,000 mAh në S8 dhe 3,500 mAh në S8 Plus.

Kjo do të thotë se pajisjet e reja të kompanisë do të kenë kapacitet më të vogël për inç se Galaxy S7 (3,000 mAh) dhe Galaxy S7 Edge (3,600 mAh).

Nëse raporti del të jetë i vërtetë, Galaxy S8 Plus do të ketë kapacitet të njejtë të baterisë me Galaxy Note 7, megjithatë, nuk do të thotë se do të ketë problemet e njejta, pasi që Samsung ka ndërmarrur masat e sigurisë.

Samsung pritet të zbulpoj dy variantet e S8 më 29 mars dhe jo në Mobile World Congress që do të mbahet në fund të shkurtit.