LAJMI I FUNDIT:

Rusia si Serbia, akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve të Brukselit

Rusia si Serbia, akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve të Brukselit

Ambasadori i Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, Vasilij Nebenzja, ka kritikuar sot Prishtinën zyrtare se nuk është duke përmbushur marrëveshjet e Brukselit.

Gjatë fjalës së tij në Nju Jork, ku po mbahet seanca e rregullt e KS të OKB-së për gjendjen në Kosovë, diplomati rus tha se  politikanët në Prishtinë po ndihen të mbrojtur dhe se nuk po përmbushin marrëveshjet e arritura në dialogun e zhvilluar në Bruksel.

Nebenzja ka thënë po ashtu se Rusia kërkon garanci për sigurinë e serbëve në Kosovë, ndërkohë që ka kundërshtuar kërkesën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë arsye për këtë.

Ai ka paralajmëruar “për rrezikun nga radikalët islamikë dhe “dënoi fjalorin e NATO-s me të cilën kohë më parë paralajmëroi Prishtinën lidhur me aktivitetet ruse në Kosovë”.

Diplomati rus ka tërhequr vërejtjen për pasoja të mundshme të një politike të tillë, sidomos në Maqedoni dhe Mal të Zi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori