LAJMI I FUNDIT:

Rusia kërcënon me bllokimin e mesazheve të kriptuara “Telegram”

Rusia kërcënon me bllokimin e mesazheve të kriptuara “Telegram”

Rusia kërcënoi sot me bllokimin e postës së mesazheve të kriptuara “Telegram”, duke e akuzuar se nuk po ofron informacionet e parashikuara nga ligji, në një kohë ku autoritetet kërkojnë të forcojnë kontrollin ndaj shërbimeve online në luftën kundër terrorizmit.

Agjencia ruse e sistemit rregullator të mediave dhe telekomunikacionit, Roskomnadzor publikoi në uebin e saj një letër drejtuar themeluesit të “Telegram”, Pavel Dourov, i cili është përballur në të kaluarën me shërbimet sekrete ruse.

Ajo i ka bërë kërkesë për t’i ofruar informacione në lidhje me shoqërinë që drejton këtë shërbim në përputhje me ndryshimet e reja ligjore. Në rast refuzimi për t’iu përmbajtur detyrimeve në shpërndarjen e informacioneve, “Telegram” do të bllokohet në Rusi.

Ky paralajmërim vjen në një klimë të theksuar mosbesimi në botë në lidhje me këtë postë mesazhes vështirë për ta kontrolluar në kuadër të luftës kundër terrorizmit, por gjithashtu masave shtrënguese këto vitet e fundit kundrejt internetit rus, mjaft e përdorur nga opozita në mungesë të qasjes në mediat zyrtare.