0Shares

Rusia do të pranojë çdo vendim që do të merr Serbia si rezultat i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do të mund të definojë qëndrimin e veçantë ndaj Kosovës vetëm në rast se Serbia do ta fronte që të jetë garantues i marrëveshjes së arritur, ka thënë këshilltari shtetëror i Federatës Rusë, Modest Kolerov. Ai ka thënë se shteti i tij konsideron se zgjidhja më e mirë do të ishte kantonizimi apo një lloj ndarje e Kosovës.

"Rusia nuk mund të flasë në emër të Serbisë dhe do të pranojë çdo vendim që do ta merr Serbia, kurse është jo korrekte të pritet që Rusia të flasë në emër të saj", ka thënë këshilltari shtetëror rus në Beograd, transmetojnë mediat serbe.

Ai megjithatë nuk ka përjashtuar mundësinë që Rusia të formulojë qëndrimin e saj lidhur me Kosovën, krahas qëndrimit të shprehur publikisht deri tash, por siç thotë ai ”vetëm në rast se Serbia do ta ftonte që ajo të jetë garantuese e marrëveshjes që do të arrihej”. “Vetëm atëherë Rusia do të mund të definonte ndonjë politikë ‘plus’", ka thënë Kolerov.

Ai ka shprehur mendimin se “nga perspektiva ruse zgjidhja më e mirë do të ishte kantonizimi apo një lloj ndarje e Kosovës”. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)