LAJMI I FUNDIT:

Rusia bën film për aneksimin e Krimesë

Rusia bën film për aneksimin e Krimesë

“Crimea” është filmi rus me buxhet të madh që bota nuk do ta shohë dhe siç sugjeron vetë emri dramatizon aneksimin e Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 nga Rusia, duke shfaqur perspektivën ruse për këtë ngjarje historike.

Filmi do të shfaqet në Rusi duke nisur që prej muajit të ardhshëm e më pas në Bjellorusi, dy vendet e vetme që do të shohin produksionin e jashtëzakonshëm ku marrin pjesë ushtarë rusë, tanke, avionë dhe ku sigurisht nuk mungon një histori dashurie.


Filmi është kritikuar ndjeshëm se shërben thjesht si propagandë për një gjest të Moskës që nuk e ka njohur bota dhe përpiqet t’i japë lavdi aneksimit, por regjizori Alexei Pimanov thotë se nuk është aspak kështu. Në fakt, pretendimet e tij bien ndesh me faktin se filmi ishte një ide e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili ofroi një pjesë të mirë të aparatit të tij ushatarak për filmimet.

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Rusi, ku Presidenti Vladimir Putin pritet të kandidojëjë dhe fitojë, janë caktuar më 18 mars, data zyrtare dhe përvjetori i katërt i aneksimit të Krimesë. Kremlini shpreson se kjo do të ndihmojë në krijimin e një fryme patriotizmi dhe nuk ka dyshim se edhe filmi shkon në këtë drejtim. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori