LAJMI I FUNDIT:

Rusët të kënaqur me fitoren e Donald Trump

Rusët të kënaqur me fitoren e Donald Trump

Zgjedhja e Donald Trumpit për president të ri të SHBA-ve, përfaqëson një moment historik në marrëdhëniet e turbullta mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerësohet CNN.

Uashingtoni dhe Moska e shihnin njëri-tjetrin si “kockë në fyt”, për shkak të Sirisë dhe Ukrainës, sanksioneve ekonomike të vëna nga SHBA-të, akuzave për pirateri, por hyrja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe gatishmërinë e tij për të negociuar me Rusinë, përfaqësojnë një shpresë të re për Kremlinin, transmeton KosovaPress.


Presidenti rus, Vladimir Putin, pas shpalljes së fitores së Trumpit, ka theksuar se vendi është i përgatitur plotësisht për të rivendosur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Por fitores së Trumpit i janë gëzuar edhe deputetët e Parlamentit rus, të cilët e kanë përshëndetur me duartrokitje.

Këshilltari i Presidentit rus, Sergei Glazyev beson se Trump do të heqë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara për Rusinë, pasi që Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka thënë se ai do të marrë në konsideratë njohjen e sovranitetit rus mbi gadishullin ukrainas.

Kremlini gjithashtu ka pritje të caktuara në lidhje me situatën në Siri, ku forcat ruse mbështetin presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Megjithatë, tejkalimii i hendekut mes dy ish-rivalëve të Luftës së Ftohtë nuk do të jetë i lehtë, apo i shpejtë”, vlerëson CNN.

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli pritet t'i hakmerret Iranit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit ndaj Teheranit

Izraeli pritet t'i hakmerret Iranit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit ndaj Teheranit

Azia
Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit në raport me Tehranin

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit në raport me Tehranin

Botë
Një rreze X zbuloi një

Një rreze X zbuloi një "masë të pazakontë" në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Azia
Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Azia
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Kalo në kategori