LAJMI I FUNDIT:

Rusët kërkojnë të sjellin në Tiranë shërbimet e tyre inteligjente

Rusët kërkojnë të sjellin në Tiranë shërbimet e tyre inteligjente

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Karpushin, i është drejtuar zyrtarisht shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar.

Burime diplomatike bënë të ditur për Vizion Plus, se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh, se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamike nga Kosova dhe Maqedonia.

Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike.

Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë ne gjendje te veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë.

Për pasoje, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që te evitoje sa më shumë pjesëmarrjen ne aktivitete masive. Në kohën kur ambasadori turk në Ankara u qëllua për vdekje nga një ekstremist islamik e kur Shën Petërburgu u goditë së fundmi nga aktet terroriste, sipas ambasadorit, kanë rritur shqetësimin për sigurinë e ambasadave ruse, përfshirë dhe atë në Shqipëri.

Burimet diplomatike theksuan se ambasada ruse nuk ka ofruar asnjë fakt konkret per grupin qe pretendon se po kërcënon ambasadorin Karpushin. Por ajo ka kërkuar shtim të personelit, për të sjellë nga Moska në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës, që do të mund të përballonin kërcënime të tilla. Vizion plus pyeti ambasadën ruse por ajo nuk ka bërë komente.

Personi që merret me shtypin, sipas ambasadës, nuk ndodhet në punë prej disa ditësh, ndërsa nuk dha përgjigje as pohuese dhe as mohuese mbi këtë çështje. Kërkesa e ambasadës për të sjellë eksperte te inteligjencës ruse nga Moska, vjen në kohën kur Shqipëria po bëhet gati të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori