LAJMI I FUNDIT:

Rrugëtimi i Bashkimit për në finale

Rrugëtimi i Bashkimit për në finale

Para fillimit të serisë finale të ‘play-offit’ ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, jua rikujtojmë arritjen e skuadrës prizrenase deri në fazën e dy të fundit.

Bashkimi e përfundoi sezonin e rregullt në vend të dytë në tabelë me 51 pikë të arkëtuara.


Finalja e 15-të për Prishtinën, e dyta për Bashkimin
Lexo po ashtu Finalja e 15-të për Prishtinën, e dyta për Bashkimin

Këtë renditje, ky ekip e arriti falë 23 fitoreve dhe vetëm pesë humbjeve.

Duke qenë se në vend të tretë ishte renditur Peja, atëherë në gjysmëfinale të ‘play-offit’, Bashkimi u përball pikërisht me këtë skuadër.

Dhe në ndeshjet gjysmëfinale, skuadra nga Prizreni i fitoi të tri përballjet e para dhe me rregullin e sistemit me tri fitore, siguroi pjesëmarrjen në finale për edicionin 2016/2017. /Telegrafi/