Rrjeti i organizatave të kulturës në Pejë ka njoftuar se është realizuar kalendari kulturor për qytetin e Pejës.
“Ky kalendar përmban të gjitha aktivitetet kulturore dhe turistike që zhvillohen në qytetit e Pejës gjatë vitit 2017.
Ngjarje dhe aktivitete që organizohen nga insititucionet e pavarura të kulturës, qeveria lokale, dhe komuniteti kulturor.
Ky kalendar ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin lokal të Pejës përmes promovimit dhe strukturimit të këtyre aktiviteteve turistike e kulturore të qytetit, duke synuar edhe ngritjen e cilësisë tek aktivitetet ekzistuese dhe inkurajimin e aktiviteteve të reja kulturore”, thuhet në njoftimin për media.
Rrjeti i Organizatave Kulturore i Pejës është rrjet joformal i organizatave kulturore (dhe fushave ndërlidhëse) të qytetittë Pejës.
Misioni i këtij Rrjeti është që të zhvillojë dhe koordinojë aktivitetet kulturore dhe të arrij një impakt ekonomik në nivel lokal, përmes strukturimit te ofertës turistike duke u bazuar në ngritjen e cilësisë dhe sasisë së aktiviteteve kulturore.
Objektivat themelore te RrOK Pejë përfshijnë: pasurimin e jetës kulturore , ngritjen e cilësisë së aktiviteteve ekzistuese kulturore, asistimin ne zhvillimin e politikave kulturore në nivel lokal, krijimin e partneritetit me institucionet në nivel lokal, nxitjen e qytetarisë aktive, promovimin e trashëgimisë , strukturimin e ofertës kul turistike, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, menaxhimin e decentralizuar të kulturës, përfshirja e organizatave anëtare në proceset vendimmarrëse në nivelin lokal./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAna Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!
Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie
Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së
Inteligjenca artificiale rrezikon përkthyesit
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin