LAJMI I FUNDIT:

RROK Peja paraqet kalendarin kulturor për qytetin e Pejës (Foto)

RROK Peja paraqet kalendarin kulturor për qytetin e Pejës (Foto)

Rrjeti i organizatave të kulturës në Pejë ka kënaqësinë të ju njoftoj që është realizuar kalendari kulturor për qytetin e Pejës.

Ky kalendar përmban të gjitha aktivitetet kulturore dhe turistike që zhvillohen në qytetit e Pejës gjatë vitit 2017.


Ngjarje dhe aktivitete që organizohen nga insititucionet e pavarura të kulturës, qeveria lokale, dhe komuniteti kulturor.

Ky kalendar ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin lokal të Pejës përmes promovimit dhe strukturimit të këtyre aktiviteteve turistike e kulturore të qytetit, duke synuar edhe ngritjen e cilësisë tek aktivitetet ekzistuese dhe inkurajimin e aktiviteteve të reja kulturore.

Kalendari – Peja 281×121

Rrjeti i Organizatave Kulturore i Pejës është rrjet joformal i organizatave kulturore (dhe fushave ndërlidhëse) të qytetittë Pejës.

Misioni i këtij Rrjeti është që të zhvillojë dhe koordinojë aktivitetet kulturore dhe të arrij një impakt ekonomik në nivel lokal, përmes strukturimit te ofertës turistike duke u bazuar në ngritjen e cilësisë dhe sasisë së aktiviteteve kulturore.

Objektivat themelore te RrOK Pejë përfshijnë: pasurimin e jetës kulturore , ngritjen e cilësisë së aktiviteteve ekzistuese kulturore, asistimin ne zhvillimin e politikave kulturore në nivel lokal, krijimin e partneritetit me institucionet në nivel lokal, nxitjen e qytetarisë aktive, promovimin e trashëgimisë , strukturimin e ofertës kul turistike, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, menaxhimin e decentralizuar të kulturës, përfshirja e organizatave anëtare në proceset vendimmarrëse në nivelin lokal.

Në trend Kultura

Më shumë
Të gjithë janë krijues

Të gjithë janë krijues

Kulture
Jeta me makthin e Titanikut

Jeta me makthin e Titanikut

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Nëse ke Stratocaster, mund ta sundosh botën!

Nëse ke Stratocaster, mund ta sundosh botën!

Kulture
Kalo në kategori