LAJMI I FUNDIT:

RROK Peja paraqet kalendarin kulturor për qytetin e Pejës

RROK Peja paraqet kalendarin kulturor për qytetin e Pejës
-->

Rrjeti i organizatave të kulturës në Pejë ka njoftuar se është realizuar kalendari kulturor për qytetin e Pejës. Ky kalendar përmban të gjitha aktivitetet kulturore dhe turistike që zhvillohen në qytetit e Pejës gjatë vitit 2017.

Ngjarje dhe aktivitete që organizohen nga institucionet e pavarura të kulturës, qeveria lokale dhe komuniteti kulturor.

Ky kalendar ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin lokal të Pejës përmes promovimit dhe strukturimit të këtyre aktiviteteve turistike e kulturore të qytetit, duke synuar edhe ngritjen e cilësisë tek aktivitetet ekzistuese dhe inkurajimin e aktiviteteve të reja kulturore.

Rrjeti i Organizatave Kulturore i Pejës është rrjet joformal i organizatave kulturore (dhe fushave ndërlidhëse) të qytetit të Pejës.

Misioni i këtij Rrjeti është që të zhvillojë dhe koordinojë aktivitetet kulturore dhe të arrij një impakt ekonomik në nivel lokal, përmes strukturimit te ofertës turistike duke u bazuar në ngritjen e cilësisë dhe sasisë së aktiviteteve kulturore.

Objektivat themelore te RrOK Pejë përfshijnë: pasurimin e jetës kulturore , ngritjen e cilësisë së aktiviteteve ekzistuese kulturore, asistimin ne zhvillimin e politikave kulturore në nivel lokal, krijimin e partneritetit me institucionet në nivel lokal, nxitjen e qytetarisë aktive, promovimin e trashëgimisë , strukturimin e ofertës kul turistike, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, menaxhimin e decentralizuar të kulturës, përfshirja e organizatave anëtare në proceset vendimmarrëse në nivelin lokal.