LAJMI I FUNDIT:

Rrobat e femrave afariste

Rrobat e femrave afariste

Ngjyrat kryesore janë: e kaltra, ngjyrë ulliri, ngjyrë gështenje, ngjyrë panxhari dhe ngjyrë trëndafili, pastaj nuancat e mbyllëta të ngjyrave themelore.

Rrobat nga pëlhurat e shkëlqyeshme si p.sh. sateni rrallëkush dëshiron t’i veshë në zyrë, mirëpo këto veshje dhe shtojca të ngjashme të pambukta do ta bëjë moderne pamjen tuaj.

Rrobat pa kopsa në jakë janë gjithashtu shumë të popullarizuara, mirëpo edhe pamja ushtarake, me rripa dhe kopsa të theksuara.


Akoma janë në modë fundi i gjatë, modelet mashkullore me detaje femërore të cilat theksojnë siluetën, këmishët me krahë të shkurtër apo krahë me ndonjë detal të pazakonshëm, transmeton Telegrafi.

Kur ju visheni për punë, qëllimi juaj duhet të jetë një pamje profesionale dhe kompetente, e cila shpesh bie në konflikt me trendet e modës.

Veshjet e përditshme, në disa kompani janë të rregulluar me kod të caktuar, por shumë kompani të tjera lënë hapësirë për shije personale ndaj modës.

Thuhet që, nëse një person është rehat në veshjet e tij, atëherë ai person do të jetë dukshëm më efikas në punë. Më poshtë kemi renditur kombinimet për veshjet e punës që janë në trend për këtë verë dhe shpresojmë që ju do të ndiheni komod me to:

/Telegrafi/