LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhja e të dhënave të qytetarëve, largohen dy ministra suedezë

Rrjedhja e të dhënave të qytetarëve, largohen dy ministra suedezë

Dy ministra të qeverisë suedeze do të largohen nga postet e tyre pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave të qyetarëve të vendit, por kryeministri Stefan Lofven deklaroi se pavarësisht krizës, qeveria e tij e pakicës nuk do të japë dorëheqjen.

Njoftimi erdhi në vazhdën e thirrjeve të bllokut kryesor opozitar për një mocion mosbesimi, si dhe dorëheqjen e tre ministrave të përfshirë në aferë.  “Nuk kam ndërmend ta zhys Suedinë në krizë politike. Ndaj sot po deklaroj këtu riorganizimin e kabinetit tim”, tha Lofven.

Të larguarit mbanin portofolet e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Infrastrukturës. Ndërsa ministri i Mbrojtjes do ta ruajë pozicionin e tij, pavarësisht presionit të opozitës.

Fillesat e atij që do të kthehej në një ortek për qeverinë suedeze janë në 2015-n, kur Agjencia vendase e Transportit, STA, nisi bazën e re të dhënave jashtë vendit dhe menaxhimin e shërbimeve IT ua besoi kompanive private, si IBM-së në Republikën Çeke dhe NCR-së në Serbi.

Se çfarë ndodhi më vonë nisi të dalë në dritë vetëm tani.

Procesi i kontraktimit u përshpejtua sipas disa raporteve në media, duke anashkaluar ligjet dhe procedurat e brendshme, ndërsa individë jashtë kufijve që nuk ishin të pajisur me certifikata sigurie kishin në ngarkim servera me informacione mbi lejet e drejtimit të suedezëve, si dhe infrastrukturës vendase të transportit.

Shembull ilustrues është ai i tre punonjësve të IT-së nga Çekia, që kanë pasur qasje në dy baza të dhënash të përdorura prej policisë suedeze për të verifikuar aplikimet e patentës.  Vetë Lovfen e cilësoi episodin një katastrofë, duke pranuar se Suedia dhe qytetarët e saj ishin ekspozuar kësisoj ndaj rreziqeve të ndryshme.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori