LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin specifikat e Motorola Droid RAZR M HD

Rrjedhin specifikat e Motorola Droid RAZR M HD

Karakteristikat për modelin e “dyshuar” të telefonit nga Motorola, Droid RAZR M HD tashmë kanë rrjedhur në internet nga një burim anonim i informacionit, i cili jep disa detaje interesante rreth telefonit të mençur me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.5-inç, Android Jelly Bean dhe ekran në teknologjinë HD.

Siç thuhet, Motorola Droid RAZR M HD mbështetet në procesorin Snapdragon S4 Plus me 1.5GHz dual-core Krait, si dhe baterinë me 3,300mAh, fakt i cili duket të jetë shumë i mirë për tu besuar.

Në mesin e shumë tipareve tjera, për Droid RAZR M HD thuhet se modeli posedon edhe procesorin e grafikës Adreno 225, memorien e integruar me 16GB, e cila mund të zgjerohet në 32GB, si dhe rezolucionin prej 720×1280 piksel.


Në këtë fazë gjithçka është një spekulim, sepse ende nuk ka fotografi të këtij modeli të ri të telefonit të cilin Motorola do ta lansojë, mirëpo ajo që merret vesh janë vetëm disa nga karakteristikat e Droid RAZR M HD. / Telegrafi /