0Shares

Xiaomi Mi 6 do të shfaqet sot nga kompania kineze. Megjithatë, ky fakt nuk i ka ndaluar përdoruesit e Weibo të sjellin informata të reja, specifikisht, çmimin e pajisjes.

Mi 6 do të fillojë me çmimin prej 318.46 dollarëve ndërsa Mi 6 Plus me 390.87 dollarë.

Për më shumë, më poshtë mund të gjeni listën e plotë të çmimeve për modelet e ndryshme të pajisjeve.

MI 6

4GB RAM + 64GB hapësirë = 318$

4GB RAM + 128GB hapësirë = 376$

MI 6 Plus

6GB RAM + 64GB hapësirë = 390$

6GB RAM + 128GB hapësirë = 448$

6GB RAM + 256GB hapësirë = 535$

Sipas kësaj liste, mënyra e vetme për të pasur 6GB kapacitet të RAM memories është të bleni një model ‘Plus’.

Përndryshe, pajisjet pritet të jenë të furnizuara me procesorin Snapdragon 835 dhe sistemin operativ Android 7.1.1 të përshtatur me MIUI.

MI 6 pritet të ketë ekran prej 5.1 inç ndërsa modeli Plus sjell madhësinë e ekranit prej 5.7 inç.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)