LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin fotot e Asus Memo Pad 10

Rrjedhin fotot e Asus Memo Pad 10

Gjatë muajit të kaluar mediat kishin raportuar për një model të ri të tabletit të cilin do ta lansonte Asus, ndërsa tani në internet kanë rrjedhur imazhet e para të modelit të quajtur Asus Memo Pad 10.

Asus Memo Pad 10 i cili vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 10 inç në teknologjinë HD dhe rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve, do të mbështetet nga procesori quad core 1.2GHz NVIDIA Tegra 3dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të Asus Memo Pad 10 përfshijnë edhe 16GB memorie të brendshme, kamerën e pasme me 5 mega-piksel dhe atë të përparme me 1.2 mega-piksel për video-komunikim. / Telegrafi /