LAJMI I FUNDIT:

Me rritjen e temperaturave shtohet numri i pacientëve: Java e ardhshme me temperatura deri 36 gradë, mjekët japin rekomandime për ditët me vapë (Video)

Me rritjen e temperaturave shtohet numri i pacientëve: Java e ardhshme me temperatura deri 36 gradë, mjekët japin rekomandime për ditët me vapë (Video)

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, 250 persona kërkojnë ndihmën e mjekut vetëm brenda një dite, për shkak të temperaturave të larta të cilat po mbretërojnë në Kosovë.

Ata që më së shumti pësojnë nga këto temperatura janë personat e moshuar, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Vjollca Zeqiri, thotë se këto ditë ka shtim të pacientëve me barkqitje dhe me të vjella.

Më tej, Zeqiri ka treguar se intervenimi i menjëhershëm mjekësor duhet të bëhet kryesisht tek pacientët e goditur nga temperaturat e larta, sepse në rast të mos intervenimit me kohë pacienti mund të përfundojë me fatalitet.

Simptomat se një person është goditur nga dielli, janë: ngritja e shpejtë e temperaturës së trupit, lëkura e skuqur dhe e thatë, pulsi më i shpejtë dhe më i fortë, humbja e vetëdijes.

Ngritja e temperaturave paraqet rrezik të lartë për pacientët që kanë probleme me zemër. Kardiologu Imri Jashari u rekomandon personave që kanë probleme të tilla që t’i shmangen ekspozimit në diell, kur temperaturat kalojnë mbi 30 gradë Celsius.

Në këto ditë të nxehta dhe me vapë tropikale është e rëndësishme edhe kujdesi gjatë ushqimit. Vajza e re nga Prishtina, me emrin Eneida, tregon se është helmuar në ushqim, andaj i është dashur të kërkojnë ndihmë në QKMF.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës, thotë se javën e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Mjekët kanë dhënë disa rekomandime për qytetarët e Kosovës gjatë këtyre ditëve: Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 11.00-17.00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike; gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall, rrobat duhet të jenë të holla, komode dhe me ngjyra të çelëta; po ashtu, është e domosdoshme marrja e dy litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si tetë gota ujë ose në formë supe ose çaji; preferohen të anashkalohen ushqimet e fërguara, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime.

Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barërave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori