LAJMI I FUNDIT:

Rritet sasia e shpenzimit të rrymës në Kosovë

Rritet sasia e shpenzimit të rrymës në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar bilancin e energjisë për tre mujorin e dytë të këtij viti, sipas së cilit sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është 938.9 GWh energji elektrike, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 13%.

ASK thotë se në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.


“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017 (TM2 2017) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.95 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 599.1 GWh dhe në hidrocentrale është 75.4 GWh. Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë vitit 2017, Kosova ka importuar 78.5 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, pra TM2 2017, Kosova ka eksportuar 459.7 GWh energji elektrike”, thuhet në komunikatën e ASK-së. /Telegrafi/