LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i intervenimeve mjekësore në Veles

Rritet numri i intervenimeve mjekësore në Veles

Për shumë herë është rritur numri i thirrjeve të qytetarëve, të cilët për shkak të problemit me shëndetin, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin për Ndihmë të shpejtë në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Doktor Jadranka Mishkova nga Ndihma e shpejtë në Veles thotë se, është rritur numri i thirrjeve veçanërisht kur temperaturat ditore menjëherë janë rritur si dhe kur ajo vazhdon edhe në ditët në vijim.


‘Pjesa më e madhe e qytetarëve paraqiten te ne ose vijnë dhe kërkojnë Ndihmë mjekësore për shkak të infeksioneve akute të etheve, ndërsa ka edhe rritje të numrit të pacientëve me përzierje të barkut dhe vjellje’.

Nga Shërbimi mjekësor, që personat me sëmundje kronike dhe tension të lartë, si dhe moskonsumimit të lëngjeve ka edhe qytetarë që përjetojnë kolaps, njofton AIM.

Shërbimi mjekësor u bën me dije qytetarëve që mos të dalin jashtë në periudhën prej 12 deri ora 17, të konsumojnë ujë dhe lëngje si pemë e perime. /Telegrafi/