LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i aksidenteve në Shqipëri

Rritet numri i aksidenteve në Shqipëri

Në qershor të këtij viti janë regjistruar gjithsej 185 aksidente rrugore, që në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar paraqet rritje prej 2,2 për qind, ka bërë të ditur sot INSTAT në raportin e tij më të ri.

Numri i të aksidentuarve, sipas këtij raporti, është 245 persona nga 257 sa ishin një vit më parë, derisa në gjashtëmujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të vdekur gjatë muajit qershor 2017 është 12, ose 46.4 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në qershor, aksidentet rrugore në 73,0 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 16 – 25 vjeç duke zënë 24,3 për qind të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 66,7 për qind, krahasuar me një njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në gjashtëmujorin e parë 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 79,9 për qind të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zëne 28,3 për qind të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke shënuar ulje 9,3 për qind, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të INSTAT-it, në qershor 2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 8 persona, që paraqet rritje prej 5.8 për qind në krahasim me mesataren e vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori