LAJMI I FUNDIT:

Rritet dollari, bie euro

Rritet dollari, bie euro

Dollari amerikan shënoi rritje me 0.5 për qind dhe u këmbye me 113.64 dollarë amerikanë për euro. Indeksi i dollarit, i cili e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit avancoi me 0.3 për qind në 101.210 .DXY.

Ndërkohë investitorët janë të përqendruar në mbledhjen e Rezervës Federale që do të mbahet këtë të mërkurë.


Monedha euro ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 1.0580 euro për dollarë amerikanë.

Kundrejt jenit monedha euro fitoi 0.2 për qind duke e rimarrë veten nga humbja që pësoi një ditë më parë kundrejt monedhës japoneze. Ajo u këmbye me 120.26 euro për jen, duke lënë pas edhe nivelin e saj të ulët të shënuar të hënën, 119.65 euro për jen, njëkohësisht niveli më i ulët që prej 9 shkurtit të këtij viti.

Dollari australian ra me 0.3 për qind në 0.7666 dollarë australianë për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë prej 0.7732. /Telegrafi/