LAJMI I FUNDIT:

Rritet besimi i bizneseve gjermane

Rritet besimi i bizneseve gjermane

Besimi i bizneseve gjermane u rrit në mënyrë të papritur gjatë muajit korrik, duke prekur nivelin e tretë rekord më të lartë, tregojnë të dhënat e fundit. Indeksi i klimës së biznesit u rrit kështu në 116 pikë gjatë muajit korrik.

Në muajin qershor ndërkohë fiksohej në 115.2 pikë. Pritshmëritë e tregjeve flisnin për një lexim pranë 114.9 pikëve. Ekspertët shprehen se, këto të dhëna tregojnë qartë se, ndjeshmëria e biznesit gjerman ka prekur nivelet e euforisë.

Diçka e tillë përkthehet në lajm të mirë jo vetëm për ekonominë më të madhe të Eurozonës, por për të gjithë ekonominë e rajonit, duke qenë se Gjermania është lokomotiva e saj.

Nën indikatori që mat kënaqësinë e ndërmarrjeve gjermane me situatën aktuale ka prekur në mënyrë të papritur nivelin më të lartë që prej ribashkimit të dy Gjermanive. Edhe projeksionet afat-mesëm janë përmirësuar ndjeshëm. Ekonomia gjermane duket se po shton motorët, dhe në muajt në vijim mund të ketë surpriza të tjera. /Telegrafi/