LAJMI I FUNDIT:

Rritet me 11% numri i të huajve që hyjnë në Shqipëri

Rritet me 11% numri i të huajve që hyjnë në Shqipëri

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar në muajin qershor 2017, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, është 816.877. Krahasuar me qershorin e 2016-ës, ky tregues rezulton me rritje 8,0 për qind.

Referuar raportit mbi “Lëvizjen e shtetasve”, publikuar të enjten nga INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 437.820 dhe krahasuar me qershorin e 2016-ës, ky numër është rritur me 11,0 për qind.


Numri i vizitorëve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin qershor 2017, rezulton 207.972, ndërsa në qershor 2016 ky numër ishte 182.606 duke shënuar një rritje me rreth 13,9 për qind.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 1,6 për qind të hyrjeve të shtetasve të huaj, duke shënuar një rritje prej 12,6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit qershor 2017 janë 771.980, duke shënuar një rritje me 5,4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në muajin qershor 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 76,9 për qind, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 14,7 për qind dhe detare zënë 8,4 për qind.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në muajin qershor 2017 rezulton nga Kosova me 31,0 për qind, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 12,1 për qind, Greqia me 9,2 për qind Italia 7,5 për qind, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori