LAJMI I FUNDIT:

Rriten të hyrat buxhetore me 3%

Rriten të hyrat buxhetore me 3%

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar të hyrat buxhetore në TM1 2017 arritën vlerën neto prej 339.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore rreth 3.1 për qind.

“Në të njëjtën periudhë, shpenzimet buxhetore2 arritën vlerën prej 333.4 milionë euro që paraqet një rritje vjetore rreth 2.1 për qind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi bilanc primar buxhetor prej 5.9 milionë euro krahasuar me bilancin prej 2.8 milionë euro në TM1 2016”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.


Sa i përket llojit të tatimeve, vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore direkte të cilat arritën vlerën prej 57.3 milionë euro me 7.8 për qind rritje, pasuar nga të hyrat tatimore indirekte të cilat arritën vlerën prej 252.6 milionë euro me 2.1 për qind rritje.

Rritje edhe më e lartë e të hyrave buxhetore prej 14.9 për qind është shënuar tek të hyrat jo-tatimore, që në TM1 2017 arritën vlerën prej 44.9 milionë euro. /Telegrafi/