LAJMI I FUNDIT:

Rriten fitimet e korporatave

Rriten fitimet e korporatave

Rritja e fitimeve në korporata po i ofron politikë bërësve kinezë më shumë hapësirë për të trajtuar borxhin e madh të vendit pa shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi. Fitimet po rriten pavarësisht tkurrjes së kushteve financiare në kohët e fundit.

Ekonomia pritet ta arrijë pa vështirësi normën objektiv të rritjes së Qeverisë për këtë vit në rreth 6.5%. Analistët e Fitch Ratings thonë se ka ende vend për të eksperimentuar me tkurrjen e kreditit. Qeveria ka caktuar si prioritet reduktimin e barrës së borxhit në vend, ndërkohë që është rritur ndjeshëm pas krizës globale financiare.


Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi javën e kaluar se rritja e kreditit në Kinë ndodhet në një trajektore të rrezikshme dhe bëri thirrje për ndërhyrje. Banka e Rregullimeve Ndërkombëtare në Basel deklaroi më herët gjatë vitit se rritja e tepërt e kreditit në kinë do të shkaktojë një krizë bankare në 3 vitet e ardhshme.

Të dhënat e Reuters për rreth 1,000 kompani jo-financiare të listuar në bursën e Shangait, treguan se fitimet neto u rritën me rreth 70% në tremujorin e parë me bazë vjetore.

Rezultatet deri më tani për tremujorin e dytë tregojnë se vrulli ka vazhduar. Norma mesatare e huadhënies është rritur në 5.67% në muajin Qershor, që është më e larta që prej Shtatorit 2015. /Telegrafi/