LAJMI I FUNDIT:

Rrisni mundësitë e punësimit dhe shkathtësitë me trajnime për kontabilitet dhe shërbime të specializuara financiare

Rrisni mundësitë e punësimit dhe shkathtësitë me trajnime për kontabilitet dhe shërbime të specializuara financiare

Tashmë është bërë e nevojës së pashmangshme që pas përfundimit të studimeve, apo për të siguruar një vend pune, të posedohen specializime shtesë dhe rritje të shkathtësive në profesionin e caktuar.

Një institucion që foron trajnime në fushën e kontabilitetit dhe shërbime të specializuara të konsulencës financiare është edhe FIFO LLC.


Klientë të saj janë kryesisht studentët, të sapodiplomuarit (që janë në kërkim të punësimit), organizatat, bizneset private dhe institucionet financiare.

Korporata FIFO LLC është e orientuar në trajnimet praktike të cilat ju mundësojnë të kyçeni shpejt në tregun e punës.

Kjo arrihet përmes dy metodave – duke fuqizuar pjesëmarrësit në trajnime që të krijojnë biznesin e tyre, ose duke i mbështetur ata për punësim tek ndonjë korporatë apo insititucion serioz.

Tashmë janë krijuar partneritete me klientë strategjik dhe si rezultat i punës së sinqertë dhe profesionale, disa vijues të trajnimeve në FIFO LLC të cilët kanë qenë të dalluar në rezultate, janë rekomanduar për punë praktike apo kanë arritur punësim të rregullt.

Për informata shtesë rreth këtyre aktiviteteve dhe për të qenë pjesë e trajnimeve të radhës, vizitoni faqen: www.fifo-ks.com