LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet gjatë ngritjes së peshave prej 75 kilogramëve (Video)

Rrëzohet gjatë ngritjes së peshave prej 75 kilogramëve (Video)

Rachel Kenney nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara, ishte duke ngritur peshat prej 75 kilogramëve kur u rrëzua së prapthi.

Atletja ka arritur t’i afronte deri te koka, por nuk ka pasur fuqi që t’i zbriste si duhet, transmeton Telegrafi.


“Kam mundur të thyeja brinjët, por shpëtova pa ndonjë lëndim. Jam mirë edhe pse duket se ishte rrëzim i ashpër”, ka shkruar Kenney lidhur me rastin.

Në të njëjtën kohë, ajo kërkon që të pyetet instruktori kur bëhen ushtrime dhe të mos provohen vetëm peshat e rënda. /Telegrafi/