0Shares

Dielli është burimi i jetës dhe energjisë. Na dhuron fuqinë, gëzimin, ndjenjën e kënaqësisë, nxirje të lëkurës si dhe shëndetin. Mirëpo, vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor…

Dr. med. Nijazi Ahmeti
Beauty Academy “DERMO-ESTETICA”
Dermatovenerolog/Botox&Juvederm Practitioner/Mesotrax Thread expert – Certified LPG Trainer/Enerpeel National Trainer/Certified Laser Specialist
Mob. + 377 44 53 00 53 / + 386 49 53 00 53
Fb: BeautyAcademyDermoEstetica
Inst: beautyacademy.dermoestetica
email:academy.dermoestetica@gmail.com
Blv. “Dëshmorët e Kombit” 66 (përballë AAK-së), Prishtinë

Trendi i rrezitjes që daton nga fillimet e shekullit të XX, në masë të madhe është i shtyrë nga popullariteti i sportit dhe rekreacionit. Në ato vite të kesh ngjyrë të çeltë të lëkurës është llogaritur si karakteristikë e pjesëtarëve të shtresave të larta shoqërore. Rrezitja sot nuk është vetëm atraksion, por llogaritet edhe si e shëndetshme dhe se kësaj i ndihmojnë edhe fushatat e shumta dhe të gjata mediale.

Mirëpo, vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor nga veprimi i rrezeve të diellit – dhe kjo është sinteza e vitaminës D në lëkurë dhe depozitimi i kalciumit në eshtra gjë që parandalon zhvillimin e rakitisit te fëmijët si dhe osteoporozën te të moshuarit. Por për këtë gati se janë të mjaftueshme edhe rrezet e pakta të diellit.

Po ashtu drita e diellit ndikon në sekretimin e hormonit melatonina – i cili rregullon ritmin biologjik dhe rritë disponimin tonë. Të gjitha veprimet tjera të rrezitjes nga aspekti shëndetësor konsiderohen si të dëmshme, posaçërisht kur bëhet fjalë për racën e bardhë e cila gjatë evolucionit ka humbur mbrojtjen biologjike të lëkurës nga rrezet UV (ultra violet).

tumblr_nw24yb8wPU1t28q89o1_1280

Ndryshimet trashëguese në racat njerëzore para se gjithash janë pasqyra e prezencës së pigmenteve në lëkurë. Raca e zezë që nga lindja posedon llojin e veçantë të mbrojtjes biologjike nga rrezet UV të diellit, në formën e shtresave të dendura të granulave pigmentare të cilat i prodhojnë qelizat e veçanta në lëkurë – melanocitet. Kështu, këto qeliza të specializuara te të bardhët, që nga momenti i lindjes janë shumë më të pakta dhe që edhe mbrojtja e lëkurës nga rrezet UV është shumë më e vogël.

Që situata të jetë edhe më e keqe, numri i tyre zvogëlohet që pas fëmijërisë (çdo 10 vite për 10 – 20%). Po ashtu mbrojtja natyrale e lëkurës me plakjen e organizmit bëhet edhe më e vogël dhe paralel me moshën mplaket edhe lëkura e cila tani gjithnjë bëhet edhe më e hollë. Mplakja e lëkurës ka disa dimensione biologjike tipike në të cilën gërshetohen faktorët trashëgues dhe ata të ambientit të jashtëm.

Në këtë proces të pamposhtur të ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit – shprehia është e dëmshme.

Thënë në përgjithësi, qëllimi është që të mos trimërohen ata të cilët dëshirojnë që të ekspozojnë trupin ndaj rrezeve të diellit (ose artificialisht në solariume) vetëm për të fituar lëkurën e rrezitur (tenin).

vanityrexuvrays

Çka janë rrezet UV?
Rrezet e diellit ndahen në: rreze të dukshme, infra të kuqe dhe ultraviolete (UV). Rrezet UV ndahen në: UVA, UVB dhe UVC. Rrezet UVC nuk depërtojnë deri në sipërfaqen e tokës. UVA – arrijnë deri në sipërfaqen e tokës, depërtojnë në thellësi të lëkurës, shkaktojnë nxirje të shpejtë (hiperpigmentime), plakje të lëkurës duke vepruar në kolagjen dhe elastin si dhe mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. UVB – depërtojnë vetëm në sipërfaqe të lëkurës, shkaktojnë djegie, nxirje të ngadalshme dhe mund të shkaktojnë kancer të lëkurës.

Faktorët që ndikojnë në rrezet UV
Ozoni atmosferik, pozita e diellit në horizont, lartësia mbidetare, retë, reflektimi, stina e vitit dhe periudha e ditës.

Një nga armiqtë e jashtëm të lëkurës është dielli, gjegjësisht rrezet UV që ai i emiton. Kur lëkura për një kohë të gjatë i ekspozohet diellit, vije deri te formimi i radikaleve të lira të cilat e dëmtojnë indin lëkuror dhe e zvogëlojnë elasticitetin e sajë. Si shenja të dukshme të dëmtimit të lëkurës janë rrudhat, njollat dhe djegiet. Mirëpo, ato të cilat nuk shihen me sy, edhe më shumë do të duhej të na brengosin. Ato janë dëmtime që krijohen për shkak të veprimit të rrezeve UV të cilat rrisin rrezikun nga zhvillimi i kancerit të lëkurës (ndryshime ireversibile në strukturën e molekulës ADN).

Indeksi UV
Paraqet numrin i cili tregon shkallën e rrezikshmërisë nga rrezet UV. Ndryshon gjatë ditës dhe për gjatë vitit. Veprimet e dëmshme të rrezeve UV nuk varen vetëm nga doza por edhe nga ndjeshmëria individuale gjegjësisht aftësia e lëkurës për të zhvilluar pigmentime.

Pasojat e hershme
Djegiet – pasojë e ekspozimit të tepërt në diell gjatë insolacionit më të fortë. Nëse ndodhin gjatë fëmijërisë së hershme më shumë se 2 djegie atëherë rritet rrezikshmëria për paraqitjen e melanomës së lëkurës gjatë jetës.
Goditja e diellit – paraqitet për shkakun e rritjes së tepërme të temperaturës trupore dhe mos mundësisë së organizmit për mbajtjen e temperaturës në kufijtë e pranueshëm.
Reaksionet alergjike – pas ekspozimeve në diell të shpeshta janë reaksionet alergjike në lëkurë.

Pasojat e mëvonshme
Njollat në lëkurë – janë grumbullim i pigmentit në sipërfaqe të lëkurës. Paraqiten pas ekspozimeve të pakontrolluara në diell dhe kryesisht janë të lokalizuara në fytyrë, dekolte, shpinë, duar dhe karakterizohen me ngjyrë kafe në të murrme.
Elastoza solare – është dëmtim i thellë i fijeve kolagjenë në lëkurë dhe me kohë paraqiten edhe rrudhat e para.
Foto mplakja – janë pasojë e ekspozimit të gjatë dhe intensiv rrezeve të diellit me ç’rast vije te dëmtimet kronike të lëkurës.
Ndryshimet prekanceroze dhe kanceroze – keratozat solare, karcinomat e lëkurës, melanoma malinje.

Produktet për mbrojtje nga dielli
SPF (Sun Protection Factor – faktori i mbrojtjes nga dielli) është shenja në produkte për mbrojtje nga rrezet e diellit që na jep informacione për kohën e sigurt që do të mund të ekspozohemi në diell. Gjenerata e re e faktorëve mbrojtës MPI-SORB (kombinim me prejardhje kimike, organike dhe minerale) e mbron lëkurën nga UVB si edhe nga rrezet e gjata UVA, për të cilat sot dihet se janë mjaft të rrezikshme, ngase depërtojnë thellë në lëkurë duke e dëmtuar atë.

484244004

Zgjedhja e faktorit mbrojtës të duhur për tipin e lëkurës tuaj dhe kushtet e ekspozimit:

Kushtet e ekspozimit
Ndjeshmëri e theksuar në diell (kur ekspozimi është i domosdoshëm):
Lëkura e ndjeshme: 50 + (SPF)
Lëkura jo tolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)

Kushtet ekstreme (deti, malet, zonat tropikale):
Lëkura e ndjeshme: 50 + (SPF)
Lëkura jo tolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)

Ditët e para të ekspozimit
Lëkura e ndritshme:
Lëkura e ndjeshme: 40 + (SPF).
Lëkura jo tolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)
Lëkura e errët: Lëkura e ndjeshme: 20 + (SPF)

Disa ditë pas ekspozimit
Lëkura e ndjeshme: 20 + (SPF)
Lëkura jo tolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)

Bëhuni të arsyeshëm:
– largojuni rrezeve UV, të cilat reflektohen (dëbora, rëra, uji, bari)
– rregullisht pini lëngje
– dielli shumë shpejt dehidron trupin (kujdes te fëmijët e vegjël dhe të moshuarit)
– nëse laheni: fshijeni trupin me peshqir pas çdo larje, në mënyrë që të evitoni efektin e “thjerrëzës së pikës së ujit”

Si do të kemi vetëm dobi nga rrezitja
– shmanguni ekspozimit në diell ndërmjet orës 11–17
– me rroba mbrojeni lëkurën (pantallona të gjatë, këmisha duar-gjata, kapelë)
– ekspozohuni gradualisht, ngjyra e errët e fytyrës do të jetë kohë gjatë
– shpesh aplikoni preparatet për mbrojtje nga dielli, dhe gjithmonë pas çdo larje
– përdoreni preparatet për mbrojtje nga dielli në varësi nga tipi i lëkurës suaj
– mos i ekspozoni në diell fëmijët nën moshën trevjeçare
– djegiet nga dielli janë të rrezikshme, posaçërisht te fëmijët
– mbroni fëmijët me kapelë, fanellë, syza të diellit
– mbani syze mbrojtëse nga rrezet e diellit

landscape-1433811939-woman-applying-body-moisturiser

Pas rrezitjes duhet lyer lëkura me preparate “after sun” të cilat lëkurës së tharë i kthejnë lagështinë ndërsa me përbërësit antioksidativ (vitaminë C, vitaminë E, flavonoid) neutralizojnë radikalet e lira të dëmshme që krijohen nga veprimi i diellit.
Lëkura e tillë mbetet e shëndosh, e butë, e lëmuar dhe gjatë e nxirë.

Që të kemi një lëkurë të bukur dhe shëndosh si dhe me pamje rinore do të duhej që për çdo ditë të përdorim produkte mbrojtëse kundër veprimit të dëmshëm të rrezeve UV.

Tendenca që të kemi lëkurë të nxirë (rrezitur) është një sjellje e papërgjegjshme që pasojat serioze do ti shohim pas një kohe. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)