LAJMI I FUNDIT:

Rreziku i partive që të humbin deputetë

Rreziku i partive që të humbin deputetë

Ligji për zgjedhjet e thotë që deputetin e larguar e zëvendëson deputeti që ka më së shumti vota e që nuk ka arritur të hyjë në Kuvend. Nëse ndonjëri nga deputetët e koalicioneve e dorëzon mandatin për çfarëdo arsye, nuk ia garanton atë ulëse partisë së tij.

Partia Demokratike e Kosovës së bashku me 13 parti të tjera do të hyjë në garë për zgjedhjet e 11 qershorit. Në listën e Koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe parti tjera janë listuar 110 kandidatë. Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën.


Cilado prej këtyre koalicioneve që e formon qeverinë do të obligohen që në kabinetin qeveritar t’i emërojnë disa nga deputetet e zgjedhur, pasi koalicionet kanë futur në listat e kandidatëve nivelin më të lartë udhëheqës duke përfshirë edhe kandidatët për kryeministër.

E Ligji për Deputetët thotë se deputetëve u përfundon mandati në momentin e emërimit të tyre në poste qeveritare.

“Deputeti njëkohësisht nuk mund të jetë kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër ose zëvendësministër. Me rastin e emërimit të një deputeti në funksionet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni, mandati i tij përfundon në ditën e emërimit të tij si anëtar i qeverisë nga paragrafi 1 i këtij neni”, thuhet në nenin 6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.

Garimi në një listë me disa parti të tjera do të krijojë situata të ndërrimit të numrit të deputeteve në mes të partive.

Kushdo që e liron vendin e deputetit, nuk ia garanton kolegut të partisë vendin, por ia garanton atij që ka vota më së shumti e që është në pritje, e që potencialisht mund të jetë nga partia tjetër.

Valmir Elezi nga KQZ-ja i ka thënë KALLXO.com se asgjë nuk ndryshon edhe pse koalicioni është me parti të ndryshme, sepse ato garojnë si subjekt politik.

“Koalicioni është një subjekt politik dhe nëse ndonjëri nga deputetët e zgjedhur e dorëzon mandatin, ai zëvendësohet me deputetin e radhës”, tha Elezi për KALLXO.com

Edhe Ligji për Zgjedhjet i Republikës së Kosovës e parasheh një diçka të tillë.

“Vendet e shpërndara ne përputhje me ketë ligj mbahen personalisht nga kandidatët e zgjedhur dhe jo nga subjekti politik”, thuhet në nenin 112 të Ligjit për Zgjedhje e që nënkupton se partitë politike nuk mund të vendosin se kë do e zëvendësojnë.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati tha për KALLXO.com se PDK-ja ka aq njerëz që i ka lënë jashtë listave, sa nuk do t’u duhet për të marrë njerëz të partisë nga Kuvendi për ta formuar qeverinë.

Edhe ai e pranon që kjo rregullohet me ligj dhe konfirmoj se nuk ka ndonjë marrëveshje mes partnerëve mbi këtë çështje. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori