LAJMI I FUNDIT:

Rreziku i kancerit që vjen prej patatinave: Të dhënat e fundit alarmojnë!

Rreziku i kancerit që vjen prej patatinave: Të dhënat e fundit alarmojnë!

Niveli i kimikatit që rrit shanset e kancerit, tri herë mbi standardet!

Nuk është hera e parë që dëgjojmë të thuhet se konsumimi i patatinave është më shumë se i dëmshëm për shëndetin tonë, por këtë herë të dhënat janë shqetësuese.


Sipas një studimi bërë së fundmi, shkencëtarët kanë gjetur se tek të gjitha këto ushqime të ambalazhuara, niveli i akrilamidit, kimikat i cili rrit rrezikun e kancerit, është shumë i lartë.

Madje ajo që i ka vënë të gjithë në alarm është fakti se nuk përbëjnë asnjë përjashtim edhe markat më të mira.

Sipas standardeve evropiane, patatinat nuk duhet të kenë më shumë se 750 miligramë akrilamid për kilogram. Ndërsa nga analizat e bëra rezulton që ky nivel të jetë 3 herë më shumë se standardi i lejuar.

Akrilamidi është një lloj kimikati i pranishëm edhe në ushqimet e gatuara në shtëpi, pasi është rezultat i pjekjes apo skuqjes në temperatura shumë të larta.

Në fundin e 2017, ekspertët e kësaj çështjeje do të marrin masa në lidhje me këtë.

Restorantet dhe klubet duhet të kujdesen të reduktojnë acrylamide-n, në ushqim, në të kundërt, do të përballen me masa ligjore.

Burimi: ‘The Telegraph’

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori