Nebi Mërseli
Natën e 11 dhjetorit disa do të festojnë, disa do të kënaqen me rezultatet e zgjedhjeve, e disa me pezmë e hidhërim do të presin ditën e ardhshme. Ka vend edhe për disa që janë për herë të parë në garë zgjedhore dhe, pavarësisht, rezultatit, të jenë në mes – as fitues as humbës!
Është rrjedh e logjikshme që këto zgjedhje të dalin humbas Ali Ahmeti e Nikolla Gruesvki. Bashkëqeverisja njëdekadëshe përftoi me aromën e erërave të ndryshimit! VMRO-DPMNE do të humb primatin te elektorati maqedonas, ndërsa BDI-ja do të del partia më e votuar ndër shqiptarët! Arsyet janë të shumta, nuk duhet numëruar apo përmendur.
Kanë bërë njëmijë e njëqind zullume dhe e kanë mbushur kupën! Vetëm dhuna zgjedhore, mbushja e kutive e makinacionet e inxhinieringut të fabrikuar për përvjedhjen e votave mund t’i shpëtojë. Por, edhe nëse fitojnë, Ahmeti dhe Gruevski nuk kanë nga t’ia mbajnë. Janë futur në oazën e zallit të gjallë!
Shqiptarët e bllokut opozitar, edhe pse jo të bashkërenditur nominalisht, lehtë mund të gjejnë shtegun që do të shpëtonte shqiptarët dhe këto parti politike, të cilat më tepër pikësynim e kanë mposhtjen e BDI-së sesa të fitojnë vetë.
I takon Menduh Thaçit që të tejkalojë vetveten dhe të tërheq me vete të papërvojët – Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindja me Besë, e qysh natën e së dielës të urojnë Zoran Zaevin dhe LSDM-në. E, të nesërmen, tok, të farkojnë parakushtet për pjesëmarrje.
Nëse duan shqiptarët të ndryshojnë Maqedoninë e mykosur ndër vite, atëherë e kanë mundësinë. Kuptohet pa Ali Ahmetin, sepse çdo lloj kombinatorike e përfshirjes së tij në bashkëbisedime, do të pështjellonte gjërat, ngase ia ka bërë vetes rrugën për në opozitë.
Pavarësisht rezultatit zgjedhor, Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindja me Besë duhet të jenë të prirura nga PDSH-ja. Për shumë arsye. Arsyeja më kryesore është se Menduh Thaçi është zotuar se do të jetë pjesë e Ekzekutivit dhe nuk do ta kishte lehtë Zaevi të bënte sallta.
Nëse PDSH merr shtatë deputetë, Aleanca për Shqiptarët gjashtë dhe Rilindja me Besë po ashtu pesë, apo renditja e këtyre partive të jetë ndryshe me mandate të fituara, nuk duhet të ngushtohet në sasinë matematikore. E rëndësishmja është se qëllimi i këtyre tri subjekteve është i përbashkët – eliminimi nga skena politike e Gruevskit dhe Ahmetit.
Nuk e ka lehtë PDSH-ja në krye me të pandryshueshmin Menduh Thaçi, Aleanca për Shqiptarët me Ziadin Selën të konvertueshëm njëtrajtësisht dhe dy grupacione të tjera të padefinuara, po ashtu nuk do të kenë lehtë këta të Besës ngase varen nga tutorizmi i Kim Mehmetit. Por, duhet të jenë të përbashkuar rreth Zaevit, si opsion më i mirë nga dy opsionet e këqija.
Sikur të bëhej nga bashkëqeverisja e përbërjes së tillë, Maqedonia do të ketë edhe një shans – marrëveshje gjentëlmene për zgjidhjen e çështjeve të hapura për shqiptarët – përdorimi i gjerë i gjuhës shqipe, ndarja e buxhetit në mënyrë proporcionale, mekanizmi i vetos në Qeveri, si dhe zgjidhja e çështjes kontestuese – emrit kushtetues dhe hapja e rrugës së proceseve të integrimit në NATO dhe BE-së.
Po qe se Zaevi zgjedh BDI-në si partnere, në qoftë se del mrekullisht fituese e zgjedhjeve ndër shqiptarët, atëherë shqiptarët nuk kanë më çfarë të kërkojnë në Parlament. Rruga e tyre politike përfundon me rikyçjen e Ali Ahmetit në pushtet. Dhe, duhet lënë t’i jap timonit deri në theqafje. Atëherë shqiptarët e Maqedonisë nuk meritojnë përfaqësim më të mirë! Del se janë mashtrues, e mashtruesin përherë e mashtron mashtruesi me i madh!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj