LAJMI I FUNDIT:

Rreth Sofrës së Rahovecit… (Video)

Rreth Sofrës së Rahovecit… (Video)

Edhe këngëtarët nga Anadrinia, janë mbledhur rreth sofrës, njashtu sikurse pejanët dhe gjakovarët.

Rajoni i Dukagjinit ka parë, dëgjuar dhe shijuar muzikën autoktone shqiptare nga disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës popullore, që së bashku me këngëtarë të tjerë elitarë u bashkuan rreth sofrës për të kënduar.

Krahas këngëtarëve nga Peja dhe Gjakova, të cilët njihen për potpuritë e tyre, së fundmi Rahoveci – i njohur për kultivimin e rrushit dhe verës – ka parë një gjeneratë të re të këngëtarëve në krye me Ardian Limanmerën dhe orkestrën Bohema, që janë mbledhur rreth asaj që tash quhet Sofra e Rahovecit.


Për më shumë, adhuruesit e muzikës popullore mund të dëgjojnë një pjesë të potpurisë në videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/